A1 Report - Analiza vjetore e QSUT, shefat e Sherbimeve: Ka mungesa ne ilaçe

2015-08-21 4

TIRANE- Në analizën vjetore të QSUT-së, shefat e shërbimeve të qendrës më të madhe spitalore në vend, kanë renditur një sërë problemesh me të cilat ata duhet të përballën çdo ditë. Pikërisht për këtë arsye, ata kanë kërkuar nga drejtuesit të ndërhyhet për të përmirësuar shërbimin ndaj pacientëve.

Një tjetër shqetësim për të cilin mjekët kanë kërkuar edhe ndërhyrjen e ministrisë së Shëndetësisë kanë qenë edhe rastet urgjente të pacientëve që iu vijnë nga spitalet private në gjendje të rëndë. I pranishëm në analizën vjetore të QSUT-së, ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj, u ka kërkuar mjekëve që të mos trokasin në derën e tij për të punuar edhe pas mbushjes së moshës së pensionit.

Drejtoresha e QSUT-së, Ogerta Manastirlliu, duke renditur prioritetet e punës për këtë vit u ka kërkuar mjekëve që t'i hapin luftë përdorimit të tepërt të antibiotikëve, duke siguruar më shumë higjienë për sallat e operacionit dhe dhomat e shtrimit të këtij spitali. Ndërsa totali i investimeve për vitin 2014 në QSUT kap shifrën e 40 mln euro, investime që do të nisin këtë vit.

Free Traffic Exchange