'EVN Maqedoni' hapet kompani e re për furnizim

2015-08-21 3

Në prag të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike - EVN hapi një kompani të re për furnizime me rrymë për kompanitë të cilat prej një prilli do të duhet vetë të blejnë energji elektrike në tregun e lirë.

"Në raport me çmimin e tregut të lirë do të formohet çmimi i energjisë, ndërsa kompensimet për tarifën e rrjetit mbetet që të rregullohen nga Komisioni Rregullator i Energjetikës. Qëllimi i kompanisë -- EVN Furnizimi, gjithsesi është që ketë ofertën më konkurruese. Ne paraqitemi në mënyrë transparente dhe me ndershmëri, pa dhënë informacione të pjesërishme për çmimin", tha Niko Berbi, Menaxher i "EVN - Furnizimi".

Ndonëse paralajmërimet e para ishin se me liberalizimin, çmimi do të zvogëlohet, megjithatë ekspertët janë të rezervuar për këtë çështje, sidomos duke pasur parasysh se tani në vend kemi një çmim social të energjisë elektrike. Për këtë arsye një pjesë e ekspertëve presin që liberalizimi të sjellë disa korrigjime në rritjen e çmimit aktual të energjisë elektrike, tek disa grupe të konsumit, sidomos tek familjet.

"Mund t'iu siguroj se njëri nga faktorët kryesorë për sukses janë rregullat e qartë dhe përgatitja për kushtet e caktuara... Grupacioni EVN ka përvojë të madhe dhe shërben 14 milionë konsumatorë në 21 vende me rreth 8000 punonjës dhe ekspertë. Dija dhe siguria janë faktorë kyç për suksesin tonë", u shpreh Verner Heneks, "EVN Maqedoni".

Faza e dytë e liberalizimit, në pajtim me paralajmërimet duhet të fillojë më një prill, kurse përfshinë 222 kompani, përkatësisht të gjithë që kanë mbi pesëdhjetë të punësuar dhe dhjetë milionë euro të ardhura në vit. Për familjet dhe kompanitë e tjera, liberalizimi është paralajmëruar në fazën e tretë. Përkatësisht gjatë disa viteve edhe ata duhet të dalin në tregun e lirë. Natasha Stojanovska

Free Traffic Exchange