SHKODËR- Kreu i PD-së Lulzim Basha nga Shkodra në një takim me mbështetiësit sot në mbremje, u ka bërë thirrje të githve që të marrin pjesë në marshimin e 20 shkurtit në Tiranë. Ai akuzoi qeverinë se ka mashtruar popullin shqiptar, që sipas tij ia dhanë votat për të realizuar premtimet dhe jo për të mashtruar dhe gënjyer. Ai theksoi se marshimi i 20 shkurtit do të jetë një leksion demokracie për "oligarkët e rinj".
"Të enjten do t'i tregojmë kufijtë arbitrares, gënjeshtrës. Të gjithë në shesh si europianë të vendosur t'i japim një leksion demokracie oligarkëve të rinj", tha Basha.
Sipas Bashës, "lirinë e meritojnë ata që përballen me të. Qeveria ka tendencën të sillet jo si një qeveri por si një oligarki demokratike. Na detyron të dalim në shesh për t'u dalë zot, për të demaskuar mashtrimin dhe dështimet, për të ndaluar rrokullisjen para se kriza të na ketë zënë në germadhat e saj" tha Basha në Shkodër.
"Ne kundërshtuam me faqen e papajtueshmërisë mashtrimet, ne kundërshtuam me faqen e papajtueshmërisë gënjeshtrat", vijoi kreu i PD-së.
Sipas Bashës, "lirinë e meritojnë ata që përballen me dhunën. Qeveria ka tendencën të sillet jo si një qeveri por si një oligarki demokratike. Na detyron të dalim në shesh për t'u dalë zot, për të demaskuar mashtrimin dhe dështimet, për të ndaluar rrokullisjen para se kriza të na ketë zënë në gërmadhat e saj", tha Basha në Shkodër.
Kryetari i Partisë Demokratike Basha, nënvizoi se protesta do të jetë, "paqësore dhe dinjitoze, ashtu siç i ka hije një Shqipërie të europianizuar."