A1 Report - Reforma territoriale, Arvizu: Komisioni duhet te funksionoje

2015-08-21 0

Tiranë - Forcat politike kanë për detyrë të realizojnë reformën administrative-territoriale dhe jo ta pengojnë atë nëpërmjet kundërshtive politike. Këtë mesazh ka përcjellë forumi civil për reformën territoriale, përfaqësues ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdani. Sipas tyre kjo është një reformë e vonuar që ka nevojë për realizim të menjëhershëm. Bledar Cuci, ministër i shtetit për çështjet vendore, e cilësoi politikën përgjegjëse për faktin se nuk ka modeluar një zhvillim të qëndrueshëm vendor, ndaj apeloi që komisioni parlamentar për reformën territoriale të fillojë funksionimin. Ndërsa për ambasadorin e SHBA në vendin tonë Aleksandër Arvizu, komisioni parlamentar duhet të funksionojë për një nevojë praktike për zhvillimin e reformës.