TIRANË- Me 13 vota pro, 1 kundër Komisioni i Ligjeve miratoi sot kërkesën e 51 deputetëve të mazhorancës për pavlefshmëri absolute të emërimit të Zana Xhukës në postin e Kryeinspektores së ILDKP-së.
Deputetët e komisionit, shpallën të pavlefshëm vendimin e janarit të 2013-ës për emërimin e Xhukës në këtë detyrë. Kundër votoi vetëm Nard Ndoka. 13 deputetë të mazhorancës votuan pro.
Gjatë mbledhjes së sotme ka pasur debate në Komisionin e Ligjeve ndërkohë që nga opozita ka qenë i pranishëm vetëm deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi dhe Nard Ndoka.
Sipas mazhorancës emërimi i Xhukës është i pavlefshëm për shkak të mos përmbushjes se kritereve për të qënë në krye të këtij institucioni duke sjellë edhe një herë argumentet për lirimin e Xhukës. Kjo është kundërshtuar nga opozita me arsyetimin se qeveria kërkon të kontrollojë institucionet e pavarura.
Deputeti i PD-së Ored Bylykbashi nënkryetar i komsionit tha se po kërkohet të kontrollohen të gjitha institucionet e pavarura.
"Opozita nuk mund të bëhet pjesë e farsës së nisur duke luajtur me Kushtetutën me qëllim të shkarkojë krerët e institucioneve të pavarura. Në rastin konkret këtë të ILDKP-së "- tha Bylykbashi në një prononcim për A1 Report.
Ndonëse me shkresë zyrtare, kreu i ILDKP-së Zana Xhuka nuk mori pjesë në seancë dëgjimore e thirur për here të tretë.
Mazhoranca, pak kohë më parë, ngriti një grup kontrolli për të verifikuar punën në ILDKP. Raporti i hartuar nga ky grup në të cilin dy antarë të opozitës nuk morrën pjesë konstatoi shkelje në ILDKP. Ulsi Manja dhe Armando Subashi që ishin pjesë të ketij grupi nuk votuan në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve. Ndërkohë Piro Lutaj votoi pro duke u shprehur: "Nuk mund të mos votonte pro, pasi duhej Xhuka duhej shkarkuar një orë e më parë"
KERKESA E 51 DEPUTETEVE
Shkarkimi i saj, përveç raportit të hartuar në këtë komisionin nga një grup deputetësh që bënë verifikime në ILDKP pas denoncimeve të stafit të saj, vjen edhe si rezultat i firmosjes nga 51 deputetët e mazhorancës.
Në kërkesën e depozituar në Kuvend arsyetohet: "Përsa parashtrohet në raportin e Komisionit të Ligjeve ne vlerësojmë se në kundërshtim flagrant me ligjin që nga momenti i emërimit në detyrën e Inspektoriatit të Përgjithshëm të znj.Zana Xhuka përmbushja e funksionit të këtij institucioni, në rastin më të mirë ka qenë i mangët, në rastet e tjera plotësisht në shkelje të detyrimeve ligjore dhe vetë Kushtetutës.
Nisur nga kompetencat që i njihen inspektores së përgjithshme veprimet dhe mosveprimet e znj. Zana Xhuka kanë krijuar pasoja të rënda dhe të pakthyeshme në proçeset e punës që ILDKP ka lidhur me numrin e kallëzimeve penale, masat admisnitrative, gjobat, hetimet adminsitrative".
Ndërkohë që deputetët firmëtarë kanë arsyetuar edhe faktin se "është i paprecedentë fakti që ndër 40 punonjës që ka patur në organikë ILDKP, 34 prej tyre ose 90% e tyre nënshkruajnë peticionion e bëjnë kallëzime publike mbi mungesën e funksionalitetit të institucionit, shkelje t...