Thaçi: Qëndrimin për zgjedhjet, pasi të përcaktohet BDI-ja

2015-08-21 1

Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi ka akuzuar sot qeverinë se po bën politikë false, vetëm e vetëm për të fituar në kohë. Thaçi e ka ftuar BDI-në që të marrë vendim të presë, nëse do i bojkotojë apo jo zgjedhjet presidenciale. Qëndrimi i PDSH-së sa iu përket zgjedhjeve presidenciale, do dihet pasi edhe BDI-ja të ndajë mendjen, ka thënë Thaçi.

"Oponenti ynë politik Ali Ahmeti, më duket si një mjegull e humbur dhe nuk ka asnjë pikë të kontaktit me realitetin. Për këtë arsye kam vendosur që sot të kërkoj direkt nga ai, pra zotit Ahmeti që ai të dalë me qëndrimin "a do t'i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale BDI-ja, pastaj do e dëgjojnë qëndrimin e PDSH-së. Unë nuk mund të prononcohem në mënyra të rrejshme të të bërit politikë, duke e shtyrë kinse një shoqatë joqeveritare që është satelit pa drita i tyre për të bërë bojkot tek shqiptarët, që të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare, nëse ata dalin me qëndrim të vërtetë për zgjedhjet atëherë do e dëgjojnë edhe qëndrimin politik të PDSH-së", u shpreh Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Thaçi me këtë rast ka akuzuar BDI-në se nuk merret me problemet e mëdha të shqiptarëve, por me presidentin konsensual i cili gjithsesi do të jetë maqedonas. Ndërsa, pas mos pranimit të ftesës nga BDI-ja për të dalë bashkë, Thaçi tha se koha ju kaloi, dhe ata nuk u prononcuan.

"Ata flasin me një gjë që nuk ka asnjë kontakt me ecjen përpara të të drejtave tona. Ai definitivsht duhet të sqarojë para publikut se kandidati konsensual që përmend Ahmeti është maqedonas, dhe s'ka të bëj me shqiptarët, përfundimisht duhet të kemi një qëndrim të vërtetë politik nga ana e tyre", deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Thaçi i bëri këto komente pas takimit që zhvilloi me ambasadorin e Suedisë në vendin tonë, Mat Stefansson. Bashkim Sulejmani

Easy Viral Banner Traffic