Sulme, sharje, përleshje me policët dhe në fund, pranga për thyerje e kordonit policor për drejtuesen e lidhjes së të falimentuarve Liljana Georgievska, dhe Vasko Cacarski përfaqësuesin e lëvizjes majtiste "Solidarnost". Ky ishte skenari i protestës së sotme të të falimentuarve të cilët u ndeshën ashpër me policinë para selisë së qeverisë duke kërkuar përfshirje në ligjin e ri për falimentim. Protestuesit nuk kursyen gjuhën e urrejtjes ndaj policisë dhe qeverisë që sipas tyre po nxit ndasi tek qytetarët duke favorizuar një pjesë e duke lënë në harresë një tjetër.
"Nëse duan të rrihemi, shëndet, herën tjetër zotërinj do të bëhemi gati dhe do të rrihemi. Do të luftojmë për të drejtat tona dhe kjo nuk do të na frikësojë. Zonja Jankullovska duhet ta kuptojë se ai që nuk ka një cope buke për të ngrënë, nuk frikësohet prej asgjëje", u shpreh Liljana Georgievska, kryetare e lidhjes së të falimentuarve "UNIT".
"Çdo njeri në Maqedoni duhet të kuptojë se halli i tyre është edhe halli i të gjithë neve. Këta njerëz nuk mund të mbijetojnë,më vjen keq që do ta them këtë por janë lënë të vdesin. Kë po e mbron policia, neve qytetarëve që kemi ardhur të protestojmë për të drejtat tona elementare për mbijetesë, apo elitën", tha Vasko Cacarski, aktivist i Lëvizjes "Solidarnost".
Nga Komiteti i Helsinkit kërkuan përgjegjësi nga MPB-ja për sulmin ndaj protestuesve.
"Në momentin kur kuptova se ka dhunë në këtë protestë nga ana e policisë, erdha menjëherë dhe asnjë prej policëve nuk deshi që të legjitimohet, edhe pse çdo qytetar i Maqedonisë ka të drejtë që të kërkojë të dhëna për policinë e cila është e obliguar të ruajë qetësinë dhe rendin në këtë shtet. Komiteti i Helsinkit do të ngrejë padi, do të dokumentojë lëndimet ndaj njerëzve që sot protestuan sepse janë të varfër, sepse iu është bërë padrejtësi", deklaroi Uranija Pirovska, drejtoreshë e Komitetit të Helsinkit.
Protesta e të falimentuarve filloi nga selia e Shoqatës së Sindikatave duke brohoritur me të shara dhe duke drejtuar akuza ndaj kryetarit të shoqatës së Sindikatave Zhivko Mitrevski, duke thënë se i ka shitur interesat e punëtorëve për interesin e tij personal. Nga Lidhja e Sindikatave reaguan ndaj këtyre akuzave duke premtuar se do ta zgjedhin edhe çështjen e këtyre punëtorëve.
"Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë në kuadër të programit të saj, në mënyrë të vazhdueshme ka insistuar që problemi të zgjidhet, në mënyrë që edhe kësaj kategorie punëtorësh t'u garantohet siguria dhe mbështetja e duhur"
Protestuesit paralajmëruan se do të vendosin tenda para qeverisë dhe do ta radikalizojnë protestën nëse nuk iu pranohen kërkesat. Ndërkohë reaguan edhe nga LSDM-ja, e cila kërkoi hetim të rastit, si dhe dënim të policëve që kanë ushtruar dhunë. Situata degradoi pasi kuvendi, javën e kaluar votoi ndryshimet në ligjin për të falimentuarit gjatë periudhës 2000-2004. Lidhja e të Falimentuarve "UNIT" kërkon kompensim edhe të të falimentuarve të cilët kanë punuar në firma private që më vonë u shtetëz...