A1 Report - Tirane, identifikohet pronarja e makines qe shpërtheu me C4

2015-08-21 4

TIRANË- Identifikohet pronarja e mjetit me targa italiane që u hodh në erë rreth orës 22.00 të mbrëmjes së djeshme në zonën e Liqenit Artificial pranë Kopshtit Zoologjik.

Nga të dhënat e para mësohet se mjetit tip "Opel" me targa italiane të paregjistruara i është vendosur një sasi prej 100 gr lënde eksplozive, mendohet e llojit C4.

Makina me targa GR 31 97 94 ishte parkuar pranë Kopshtit Zoologjik dhe mendohet se sasia e eksplozivit ishte vendosur në pjesën e prapakolpit.

Shpërthimi shkaktoi dëme materiale, por jo në njerëz.

Sot paradite tha se u identifikua pronarja e mjetit që shpërtheu. Sipas policisë është Mercedez Jazenxhi, 30 vjeçe e cila është marrë në pyetje nga policia për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes. Mësohet se 30 vjeçarja ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte.

Makina ka qenë e parkuar prej gati një muaji pranë Kopshtit Zoologjik. Fillimisht u mendua se pronari i makinës ishte një biznesmen italian, i cili u informua se gjatë natës së mbrëmshme u mor në pyetje nga Policia. Ekspertët e hetimit nga Policia dhe Prokuroria rrethuan zonën dhe kryen veprimet hetimore.

Policia mendon se ka qenë atentat për të trembur personin, ku ishte vendosur lënda eksplozive e jo për ta eleminuar atë.

Vetëm dy javë më parë, një tjetër makinë me targa italiane u hodh në erë në rrugën e Kavajës. Në zonën në afërsi të Liqenit Artificial ka pasur edhe raste të tjera të vendosjes së lëndës eksplozive në automjete, siç është ai i 23 shtatorit 2013 kur iu vendos lëndë plasëse automjetit të ndërtuesit Arben Xhaferri.


HETIMET PER: SHKATERRIM TE PRONES ME EKSPLOZIV
Në orën 11: 30 përmes një njoftimi për shtyp policia bën të ditur shpërthimin.

"Më datë 17.02.2014, rreth orës 22.30, në rrugën "Shyqyri Brari", pranë kompleksit të pallateve Syri i Kaltër, në automjetin tip Opel me targa të huaja GR 319794, është vendosur një sasi lëndë plasëse, automjet i cili rezulton në pronësi të shtetases M.J, 31 vjeç. Nga shpërthimi i lëndës plasëse është dëmtuar tërësisht automjeti. Menjeherë në vendin e ngjarjes shkuan grupi hetimor dhe ekspert xhenier, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të "Shkatërrimit të pronës me eksploziv", parashikuar nga neni 152/1 Kodit Penal.