PARIS - Gjashtë shqiptarë, të moshës 20-30 vjeç, janë vënë në pranga pasi akuzohen për trafik lëndësh narkotike në sasi të mëdha. Aksioni është bërë nga policia e Clermont-Ferrand në provincën e Auvergne në qendër të Francës, pranë Lionit. Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar 2.140 kg heroinë dhe 70 gramë kokainë.
Duke folur para mediave, prokurori i kësaj çështjeje në Auvergne ka bërë të ditur se, të arrestuarit prej të paktën një viti kishin ngritur një rrjet të trafikut të shitjes kokainës dhe kanabisit.
Hetimet kishin nisur në 25 shtator të vitit 2013, kur policia kishte arrestuar një person të drogur dhe gjatë kontrollit në banesën e tij ishte gjetur lëndë narkotike kokainë.
"Kjo është sasia e madhe e heroinës si një qytet si Clermont-Ferrand", ka deklaruar Bernard François, drejtori i policisë së Clermont-Ferrand, i cili udhëhoqi hetimet. Disa lëndë narkotike janë konfiskuar edhe gjatë javës së kaluar. "Vlera e rishitjes së heroinës, kokainës dhe kanabisit arrinte në 115.000 ?," ka shtuar Pierre Seines, prokuror në Clermont-Ferrand.
Policia kishte identifikuar dy vëllezër shqiptarë si krerët e një "rrjeti trafiku që përbëhet pothuajse vetëm nga shqiptarët", thotë Bernard François. Gjatë aksionit janë konfiskuar edhe tre automjete - duke përfshirë një lloj BMW 4 X 4.