TIRANË - Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se, mazhoranca nuk i ka numrat e shqiptarëve për të bërë e vetme reformën territoriale, pasi sipas tij, kjo është një reformë që kërkon jo vetëm konsesusin e të gjithë politikës, por kërkon një konsensus ndër gjithë shqiptarët.
Deklarata e Bashës janë bërë në mbledhjen e përjavshme me anëtarët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
"Të vjetra dhe bajate janë thirrjet nëpërmjet ministres kushërirë. Të vjetra thirrjet se, mund të bëjnë reformën territoriale sepse i kanë numrat. Por ata duhet të dinë se, nuk i kanë votat e shqiptarëve për të bërë reformën territoriale. Kjo është një reformë që jo vetëm kërkon numrat dhe konsensusin në Kuvend por konsensusin në të gjithë vendin. Pa këtë zgjidhje ne do ti presim me Kushtetutë në dorë në sheshet kryesore duke nisur me marshimin e së enjtes", deklaroi kreu i PD-së, në fjalën e tij, para deputetëve.
Basha në fjalën e tij, ka deklaruar se, mazhoranca tani po mundohet të djegë ligjet që janë kthyer pas nga Gjykata Kushtetuese.
"Tani që hoqën maskat, shqiptarët po e kuptojnë qartë të gjithë se, e kanë pasur me hile dhe prandaj po bëhen gati që ti vënë flakën ligjit për "Nëpunësin civil" që bënë. Duan të bëjnë administratën klienteliste partiake", tha Basha.
Sipas tij, ata "duan të heqin profesionistët, kategoritë e zyrtarëve jo politikë, pasi përfunduar shkolla dhe kualifikime të larta. Shembujt që po jep Rama është rikthimi në luftën e klasave. Kjo do të thotë se, ata nuk kanë kuptuar asgjë nga demokracia, por e godasin ballazi, si dhe duke hedhur gurin e duke fshehur dorën".
BASHA: RINIA PO AFROHET TE PD, TË ENJTEN NË SHESH
Basha tha se, rinia është duke u kthyer në PD. "Nuk është vetëm thirrja, por është shembulli ynë që po kthen rininë me zemër drejt PD. Të rinj e të reja po vijnë në opozitë, për ti dalë ballë me ne betejën që kjo qeveri i ka shpallur ligjit opozitës, sipërmarrjes, kollonave identitare të shtetit ligjor. Kemi besim të plotë se 23 vjet më parë, rinia do të veprojë, do të jetë shumica kundër dështimit të qeverisë Rama-Meta. Demokracia më e madhe e botës, SHBA aletati dhe miku më i madh. Shqipëria foli nëpërmjet sekretarit Kerri, për kthimin e demokracinë nëpërmjet oligarkut. Na adreson në qeverinë e oligarkëve", deklaroi Basha në fjalën e tij.
Sipas kreut të PD-së, "rinia dhe gjithë njerëzit e lirë po vijnë dhe do të vijnë të enjten. Një barrikadë vendimtare kundër kursit të gabuaar të politikës, kur vjen rinia fiton e ardhmja". "Nuk kemi hequr dorë dhe nuk do të heqim dorë , deri san ë këtë Parlament të zhvillojmë vlerat tona. Është e qartë se kursi i kundërhstarëve tanë Rama-Meta na kanë diktuar jo vetëm në një përpjekje për ekzistencën e demokracisë sipas standarteve ndërkombëtare", theksoi Basha.
BASHA: PD GJITHMONË NË KRAH TË KOSOVËS
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka përshëndetur vitin e 6 të pavarësisë së Kosovës. Duke folur në mbledhjen e grupit të deputetëve të Partisë Demokratike, Basha tha se, njohja e Kosovë...