A1 Report - Tirane, rritet me 15 perqind tarifa e çerdheve dhe kopshteve

2015-08-21 0

TIRANË- Bashkia e Tiranës do të rrisë me 15% tarifën ditore të ushqimit për fëmijët në kopshtet dhe çerdhet e kryeqytetit.
"A1 Report" ka siguruar projektvendimin e Bashkisë, i cili do të kalojë për miratim në mbledhjen e datës 26 Shkurt të Këshillit Bashkiak.
Më konkretisht tarifa ditore e ushqimit në kopshte ishte 160 lekë në ditë për fëmijë, ndërsa bashkia propozon që ajo të rritet me 20 lekë dhe të bëhet 180 lekë në ditë.
Ndërsa në çerdhe ishte 130 lekë në ditë, e nëse ky projektvendim miratohet në këshill, prindërit do të paguajnë 145 lekë në ditë për ushqimin e fëmijëve.
Ekspertët e Bashkisë e kanë shoqëruar këtë ndryshim të tarifës së ushqimit me rritjen e kostos së ushqimit, por edhe me situatën financiare të vetë familjeve. Sipas tyre, prindërit dhe familjet në përgjithësi janë në gjendje të mirë financiare. Tarifa aktuale aplikohet që nga viti 2008,

NRYSHON EDHE ÇMIMI I TAKSAVE PËR BANESAT
Po ashtu "A1 Report" ka mundur të sigurojë edhe draftin e Bashkisë së Tiranës, për ndryshimin e çmimit të banesave, duke u nisur nga ndryshimet e ministrisë së Financave Dhjetorin e 2013-ës.
Ajo që vihet re është fakti se ka një dyfishim të taksës për metër katror për ndërtesat që përdoren për biznese, si dhe ato që përdoren nga OJF-të. Ndërkohë, për herë të parë futet si kategori më vete shtëpia e dytë. Nëse për shtëpinë e parë në varësi të vitit të ndërtimit pagesa është 15-30 lekë në vit për metër katrorë, për shtëpinë e dytë ajo është dy herë më e lartë, 30-60 lekë për metër katrorë.
Të gjitha këto vendime pritet të marrin votat e këshilltarëve të bashkisë më datë 26 Shkurt, për tu bërë