ROME- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Matteo Renzi mandatohet nga Presidenti italian Giorgo Napolitano për të formuar qeverinë e re.
"Pranova detyrën që më caktoi Presidenti. Më vonë do të takoj presidentin e Senatit. Nesër do të nis konsultimet formale për formimin e Qeverisë."- tha Renzi duke shtuar se "Prioritet do të jetë punësimi.
Renzi mbërriti në Presidencë rreth orës 10:18 i shoqëruar nga shefi i zyrës së shtypit të Partisë Demokratike Filippo Sensi.
"Renzi do të mandatohet nga Presidenti për të formuar qeveriën e re por rruga e liderit të PD-së drejt Kryeministrisë është plot me pengesa. Angelino Alfano nuk ka ndërmend t'i japë mbështetjen e partisë së tij dhe vë një sërë pengesash. Në të njëjtën kohë Renzi është i vetëdijshëm se krijimi i kabintetit qeveritar nuk është e thjeshtë", shkruante ANSA para se Renzi të hynte në pallatin presidencial.
PROTESTA KUNDER RENZIT
Ndërkohë përballë Presidencës, një grup manifestuesish mbështetës së partisë 'Fratelli d`Italia' protestuan "Zgjedhje Zgjedhje" dhe tundën teserat elektorale. Mes pankartave që mbajnë në duar janë dhe ato që vetë Renzi pat deklaruar "Nuk do të jem kurrë kryeministër pa u zgjedhur nga populli"
PENGESAT E RENZIT NE FORMIMIN E QEVERISE
Goditja e parë e fortë i erdhi me "jo"-në e njoftuar dje në mbrëmje nga miku i tij, shkrimtari Alessandro Baricco, autor i librit të famshëm "Soie" i botuar në 1996-n, të cilin Matteo Renzi kishte menduar ta emëronte në krye të Ministrisë së Kulturës.
"Jo"-ja e dytë ishte ajo e Andrea Guerra, kreu i kompanisë së madhe ndërkombëtare Luxottica dhe të cilit mendonte t'i besonte Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik Développement économique.
Ministria kyçe e Ekonomisë, ndërkohë që gadishulli, ekonomia e tretë më e madhe e zonës euro, po del me vështirësi nga recesioni me një rritje të dobët ekonomike prej 0,1 për qind të shënuar në tremujorin e fundit të 2013-s, përbën një problem tjetër për Mateo Rencin, i cili duhet të vendosë atje një lider politik me peshë, por edhe "kompentent dhe që të ketë autoritet dhe besueshmëri pranë Brukselit dhe BQE-së", siç shprehet "Corriere della Sera".
"Pengesat e para për Rencin, bisedime të vështira me Alfano Anxhelinon, zëvendëskryeministër i deritanishëm dhe kryetar i Qendrës së Re të Djathtë (NCD) i cili paraqiti dje kushtet e tij për të hyrë në qeverinë e re dhe mbështetja e të cilit është vendimtare", shkruan "Corriere".
"Ekip dhe aleatë, lidhjet e Rencit", ishte titulli kryesor i "La Stampa"-s, ndërsa "Il Fatto quotidiano" hedh një ironi ""Aj, aj, aj, Renzi, çështja po komplikohet".
Kryetari i ri i PD-së mendohet të vijë në pushtet pasi ia arriti të votojë javën e kaluar nga kryesia e partisë një mocion mosbesimi ndaj pararendësit të tij dhe anëtar i të njëjtës parti Enrico Letta.
Ai ishte i bindur se do ta merrte mandatin për formimin e qeverisë nga duart e Napolitanos që dje në mbrëmje, pas konsultimeve politike që ky i fundit ndërmori vrullshëm me liderët kryesorë të vendit.