'Kandidati konsensual', BDI-ja nuk lëvizë nga qëndrimi

2015-08-21 2

Kandidati konsensual për president të shtetit është zgjidhja e vetme e pranuar për BDI-në. Kreu i BDI-së Ahmeti tha se janë të betonuar në qëndrimin e tyre dhe se nuk kanë ndërmend të lëshojnë pe në këtë drejtim. Megjithatë Ahmeti nuk tha nëse BDI-ja ka marrë një vendim për ti bojkotuar zgjedhjet, në rast se Gruevski nuk pranon propozimin e tyre.

"Jo vetëm që do mbetet i betonuar, po atij betoni i shtohet edhe çelik, që sigurisht që bëhet edhe shumë më i rezistueshëm. Ideja është shumë fisnike, me dobi për të gjithë qytetarët e Maqedonisë që përfundimisht tu jepen fund atyre akrobacioneve politike, apo të gjithë atyre marrëveshjeve politike që bëhen për zgjedhjen e presidentit në raundin e dytë. Ne e kemi hedhur në tavolinë këtë ide dhe do të punojmë deri në jetësimin dhe materializimin e kësaj ideje", deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ahmeti gjithashtu tha se ende ka kohë për të vendosur nëse do të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare ose jo.

"Ne kemi biseduar, i kemi analizuar të gjitha rrethanat. Për çfarëdo situate BDI është e gatshme për veprim", u shpreh Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Përkundër insistimit të BDI-së për kandidat konsensual, nga partneri i koalicionit qeveritar VMRO DPMNE-ja insistojnë se kandidatin e tyre për president të shtetit do ta zgjedhin në konventën e partisë e cila do të mbahet më 1 mars. Valmir Kuçi

Free Traffic Exchange