Georgievski jep llogari për punë e tij si ambasador në Serbi

2015-08-21 0

Ambasadori Lubisha Georgievski, pas përfundimit të mandatit në Beograd, raportoi sot para anëtarëve të Komisionit parlamentar për politik të jashtme. Georgievski foli për sfidat me të cilat është përballuar që nga emërimi i tij, dhe veçanërisht momentin kur paraardhësi i tij u shpall si person 'non grata', në kohën kur Maqedonia njohu shtetin e pavarur të Kosovës. Georgievski u shpreh se njohja e Kosovës nga Maqedonia, u cilësia nga Beogradi zyrtar si futje hundësh në integritetin e Serbisë. Megjithatë, sipas tij, kjo situatë është tejkaluar me vetë faktin se gjatë një vizite zyrtare në kohën kur Georgievski ishte kryetar i Kuvendit, pati paralajmëruan kreun shtetëror serb se Maqedonia do ta njohë Kosovën atëherë kur të vlerësoj se është në interes të saj.

"Edhe Koshtunicës si kryeministër, edhe Tadiqit si president, në një vizitë time zyrtare u kam thënë, në pyetjen e tyre direkte se a do ta njohim Kosovën... ajo ishte në vitin 2007. Unë u kam thënë se kur të vijë momenti që të matet në mënyrë precize interesi shtetëror i Maqedonisë, mendoj se do ta njohim Kosovën", tha Lubisha Georgievski, ish ambasador në Beograd. Alsat-M