A1 Report - Taksistët e natës, rreziku që u shfaqet nga klientët grabitës

2015-08-21 1

Për taksistët përballja me pasagjerë të cilët gjatë rrugës kthehen në grabitës, është kthyer në një problem shqetësues. Një rast i ngjashëm i ka ndodhur dhe Arben Jaupit, taksist me eskepriencë 20 vjeçare.

TIRANË - Për taksistët përballja me pasagjerë të cilët gjatë rrugës kthehen në grabitës, është kthyer në një problem shqetësues. Një rast i ngjashëm i ka ndodhur dhe Arben Jaupit, taksist me eskepriencë 20 vjeçare, i cili thotë në një intervistë për A1 Report se në të shumtën e rasteve pasagjerët keqbërës kuptohen dhe nga bisedat apo pyetjet që të bëjnë teksa je në udhëtim.

Ndërsa Policia e Riranës është duke hetuar mbir rastin më të fundit të grabitjes së një taksixhiu në orët e para të ditës së sotme, ku një taksist ra pre e klinetëve të tij. Ai ishte duke udhëtuar nga Durrësi në drejtim të Tiranës, pasi i morën portofolin dhe automjetin, Jaupi kujton se kohë më parë i ka shpëtuar një grabitje duke i thënë klientit se po na ndjek policia.

Për Jaupin problemet që hasen me klientët keqbërës është i pashmangshëm, por sipas tij nga eksperienca, një pasagjerë që ka qëllim të të vjedh apo bëj keq kuptohet dhe pyetjet që të bën.