TIRANË - Bashkia e Tiranës ka vendosur të mbrojë me policë, lule mimozat pas masakrës së qytetarëve mbi pemët tek Kodrat e Liqenit Artificial.
Fotot tregojnë qartë se si janë këputur lulet me gjithë degë, kryesisht nga të rinjtë që i këpusin ato për të shitur buqeta rrugëve të Tiranës.
Këtë të diel, kur qindra qytetarë zgjodhën kurorën e vetme, të gjelbërt për të kaluar ditën e pushimit, policia bashkiake ishte me shërbim nëpër kodrinat rreth liqenit për të mbrojtur lulet dhe veçanërisht mimozat.
Policët Bashkiakë ndalonin qytetarët të hipnin nëpër pemë për të këputur degët me lule. Me dhjetëra pemë mimoze janë tharë krejtësisht nga mënyra e papërgjeshme e të sjellurit me mjedisin.