A1 Report - Korçe, protesta ne diten e 11, asnje zgjidhje per drejtuesit e furgoneve

2015-08-21 6

KORÇË - Protesta e drejtuesve të furgonave 8+1 në rrethin e Korçës ka hyrë në ditën e 11-të, e ndërsa ndryshe nga herët e tjera situata paraqitet edhe më e rënduar.

Ditën e sotme drejtuesit e furgonave kanë bllokuar njërin krah të rrugës përgjatë aksit nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas.

Më pas ata janë ulur në tokë në shenjë proteste duke bllokuar rrugën, teksa për disa minuta kanë shkaktuar kaos në trafik.

Dhjetra drejtues mjetesh apelojnë për lejimin e tyre në marrjen e pasagjerëve vajtje-ardhje ndërsa kanë vijuar edhe me ndalimin e furgonëve me targa të bardha në këto akse.

Drejtuesit e furgonëve 8 + 1 në qytetin e Vlorës për të njëtën arsye e kanë vijuar edhe gjatë ditës sotme protestën.

Protestuesit kanë bllokuar akset Vlore- Levan dhe Vlorë- Fier ,ndërsa nuk kanë lejuar as furgonët e tjerë me targa të verdha të ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Protestuesit kërkojnë ndryshimin e vendimit të qeverisë që nuk I lejon të marrin pasagjerë gjatë kthimit.

Free Traffic Exchange