A1 Report - Bashkia, konkurs per logon e 400 vjetorit te Tiranes qytet

2015-08-21 0

TIRANE- Bashkia e Tiranës shpalli sot konkursin për logon e 400 vjetorit të Tiranës që do të shoqërojë të gjitha aktivitetet me karakter artistik, historik, sportive që do të organizohen.

"Jemi të interesuar që të mund të përçojmë të gjithë këto aktivitete, me këtë imazh të ri të qytetit i cili do të na ndjekë përgjatë të gjithë muajve në vijim," tha drejtori i kulturës në Bashkinë e Tiranës Arben Skënderi.

Logoja e 400 vjetorit do të jetë një imazh me gjuhë bashkëkohore dhe të gjithë artistët e interesuar do të mund të përcaktohen dhe të rendisin punët e tyre, duke ballafaquar deri në tre punime, me karaktere të ndryshëm, duke lënë të hapur tematikën dhe mënyrën se si ato do të shprehen artistikisht.

Të gjithë artistët e interesuar do të duhet të paraqesin deri në tre punime, me karaktere të ndryshëm, duke lënë të hapur tematikën dhe mënyrën se si ato do të shprehen artistikisht.

Artistët kanë dy javë afat për të pritur të gjithë punimet që do të prezantohen dhe më pas një juri e specializuar do të marrë vendimin, artistikisht, për këtë projekt artistik dhe është menduar të lihet edhe një javë që të bëhet shpërndarja e punëve më të mira në rrjetet sociale por edhe në faqen e Bashkisë, në mënyrë që të mund të marrin edhe vlerësimin e publikut të gjerë. Më pas një juri e e specializuar do të shpallë projektin më të mirë"

Të interesuarit duke nisur nga dita e nesërme, do të mund të shkarkojnë qoftë në faqen e Bashkisë, qoftë pranë drejtorisë së Artit dhe Kulturës gjithë kriteret teknike të këtij konkurimi.

Free Traffic Exchange