A1 Report - Itali, Puglia porta e re e trafikut të mariuanës nga Shqipëria

2015-08-21 1

PUGLIA- Puglia është porta e re nga hyjnë ngarkesat e mëdha me mariuanë të trafikuara nga Shqipëria.

Kolonel Maurizio Muscarà, komandant i Repartit operativ i Guardia di Finanza në Bari jep alarmi për një rrugë të re tranzit të transportit të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

"Është e pa mundur që të llogarisësh në një muaj ngarkesat që transportohen - tregon Koloneli Muscarà, për "Gazzetta del mezzogiorno.it" - megjithatë janë shumë".

Marijuana, në sasi jo të vogla, vjen në orët e vona transportuar nga motoskafe apo gomone të përmasave të mëdha (por edhe nga peshkarexha apo të tërhequra nga motorë uji) të përshtatur me motorë të fuqishëm dhe në gjendje që të udhëtojnë normalisht edhe në kushte moti jo të mira.

Tonelata droge të mirëpaketuara shkarkohen në brigjet bareze, salentine apo foxhiane duke ua besuar grosistëve lokalë të cilët kujdesen që ta shpërndajnë në brendësi të territorit të vendit, përveç se në Puglia.

Droga që mbërrin në brigjet pugliese, më të afërtat me "Vendin e Shqiponjave", ka si destinacion të gjithë tregun italian dhe sidomos zonën veriore.

Lombardia, Veneto, Emilia Romagna, Toscana janë vetëm disa prej rajoneve ku substancat shpërndahen gjerësisht. Ajo që del nga hetimet, është fakti se kundër këtij fenomeni janë përfshirë edhe organizma investigativ në nivelit ndërkombëtar.

Ardhja dhe shkarkimi i lëndëve narkotike janë vazhdimisht të monitoruara nga forcat e rendit dhe sidomos nga "Flakat e Verdha" (Roja Financiare), të cilat hetojnë mbi udhëtimet e shpeshta të narko-trafikut në linjën Shqipëri-Puglia.

Free Traffic Exchange