TIRANE- Këshilltari i Nishanit rekruton militantë PD-je për protestën e 20 shkurtit.
Ylli Asllani, i cili është edhe i deleguari i Partisë Demokratike për zgjedhjet e brendshme në strukturat e PD-së në Fier ka bërë thirrje dje që anëtarët e kësaj force të vijnë në Tiranë ditën e protesës së organizuar nga PD.
Por kjo deklaratë e tij bie në kontradiktë me funksionin që ka. Pavarësisht se është edhe një funksionar politik i PD-së, ai është edhe këshilltar i Presidentit të Republikës, çka do të thotë se kjo shkon në diçka të pa kuptimtë.
Vetë insitucioni i Presidencës është mbi politikën dhe mbi çdo insitucion tjetër pasi presidenti përfaqëson shtetin shqiptar dhe veprimet që po bën këshilltari i Nishanit janë në kontradiktë me funksionin që ka ky insitucion.
Sipas një njoftimi të Partisë Demokratike dega Fier thuhet se Asllani i ka kërkuar militantëve që të vijnë në Tiranë në datën 20 shkurt për të demostruar madhështinë e Partisë Demokratike. "Ju kujtoj se më 20 shkurt të gjithë bashkë do të shpalosim madhështinë e forcës së Partisë Demokratike në sheshin 'Skënderbej'",- ka theskuar Ylli Asllani përpara militantëve të PD-së në Fier. Në takimin e djeshëm Asllani ka diskutuar edhe për zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike ku sipas njoftimit të kësaj dege thuhet se deri më tani po vijohet me procesin e anëtarësimeve. "Nga koordinatorët e caktuar pranë çdo grupseksioni përpara 10 ditëve është bërë tërheqja e formularëve të anëtarësimeve dhe në mbledhjen e të dhënave doli konkluzioni se ky proces ka përparuar me ritme shumë të kënaqëshme. Aktualisht janë shpërndarë dhe plotësuar rreth 7000 formulare si edhe ka nevojë për të tjerë"- thuhet në njoftimi e PD.