A1 Report - Aksioni i pastrimit, Kodheli: Disa bashki nuk na kanë mbështetur

2015-08-21 3

TIRANE - Aksioni i pastrimit të territorit, i ndërmarrë nga Ministria e Mjedisit dhe ajo e Mbrojtjes nuk ka gjetur mbështetjen e disa bashkive apo komunave. Deklarata është bërë nga ministrja, Mimi Kodheli sipas së cilës, edhe pse është kërkuar bashkëpunim, disa njësi vendore nuk janë treguar të gratshme ti bashkohen kësaj nisme.

"Inspektimin e kam nisur nga Morina dhe është pothuajse kudo njësoj. Ndërsa pushteti lokal është gati inekzistent. Bashkëpunimin e kemi ndjerë vetëm me drejtorët dhe inspektorët e mjedisit. Duhet punuar më shumë më pranë dhe me fort.

Ju siguroj se disa bashki dhe komuna refuzuan të bëhen pjesë e këtij aksioni dhe kjo nuk mund të jetë Shqipëria që duam", deklaroi Kodheli pas aksionit të pastrimit në autostradën Tiranë-Durrës.

Gjithashtu Kodheli tha se, do të ndërmerren aksione edhe për pastrimin e bregdetit me qëllim që sezoni turistik ta gjejë vendim më të pastër.
"Pa tjetër që do të jemi gati për turizimin dhe që do të bëjmë pastrimin. Ne do të vazhdojmë me aksionet e pastrimit, me aksionet e djegies së mbeturinave atje ku duhet duke ndërtuar kolektorët e kullimit, etj", theksoi Kodheli.

Ministrja e Mbrojtjes tha se, ndodhej aty për të dhënë edhe një mesazh pozitiv dhe qortues. "Shqipëria është e jona dhe ne duhet ta mbajmë pastër. Ky mesazh është për të gjithë ne. Emergjenca është shqetësuese. Ne duhet të sigurojmë që ne mund të ja dalim, por kërkojmë mbështetjen e biznesit, të pushtetit lokal dhe sigurisht të pushtetit qëndror", deklaroi ministrja Kodheli.

"Dua të falenderoj Forcat e Armatosura, Shtabin e Përgjithshëm që bëjnë një punë më tepër. Dua të falenderoj kryeministrin Rama për mbështetjen dhe të gjitha ministritë. Unë jam këtu për të qortuar të gjithë ata që të gjithë ata që e dinë se ne jemi këtu për të pasturar, por biznesi, qytetarët na shikojnë duke pastruar dhe nuk janë bashkuar. Falenderoj dhe median që na ka mbështetur dhe ka dhënë kontribitin e saj në këtë nismë", tha gjatë fjalës së saj, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.