Prej nesër fillon grumbullimi i nënshkrimeve për president

2015-08-21 0

Prej nesër e deri më 7 mars qytetarët do të kenë qasje në listën zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme presidenciale të prillit. KSHZ-ja, vendosë listën zgjedhore në shqyrtim publik në njësitë e veta rajonale dhe në zyrat lokale, sipas listës së afateve për mbarimin e veprimeve zgjedhore, më së voni 15 ditë nga shpallja e zgjedhjeve, ndërkaq shqyrtimi do të zgjasë 10 ditë. Njëherësh fillon edhe shqyrtimi publik në certifikatat e veçanta të Listës zgjedhore në Përfaqësitë Diplomatiko-konzulare në Maqedoni me punë të përkohshme ose qëndrim të përkohshëm jashtë vendit. Certifikatat e veçanta të Listës zgjedhore, KSHZ-ja përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme i dërgoi deri tek Përfaqësitë Diplomatiko-konzulare. Deri më 7 mars qytetarët e Maqedonisë të cilët janë me punë ose qëndrim jashtë vendit do të mund që përmes postës elektronike, përmes Përfaqësive diplomatiko-konzulare ose deri tek KSHZ-ja të dorëzojnë kërkese për regjistrim, plotësim ose fshirje nga Lista zgjedhore. Qytetarët do të mund të kontrollojnë nëse janë në listën zgjedhore edhe nëpërmes ueb faqes së KSHZ-së. Që të mund qytetarët të përdorin aplikacionin dhe të kontrollojnë nëse ndodhen në Listën zgjedhore duhet ta shënojnë numrin e amzës dhe kodin i cili do të paraqitet në ekran. Që nesër fillon edhe grumbullimi i nënshkrimeve për kandidat për president nga një grup votuesish i cili do të zgjasë deri më 2 mars. Zgjedhjet presidenciale të pesta në Maqedoni janë përcaktuar për 13 prill. Adrian Kerimi