BFI, gërmimet në Jeni Xhami janë në paligjshme

2015-08-21 1

Bashkësia Fetare Islame reagon ashpër ndaj gërmimeve që po bëhen brenda Xhamisë Kadi Mahmut Çelebi në Qendër të Manastirit, ose e njohur si Jeni Xhamia. Myftiu i kësaj xhamie, Pëllumb Veliu në linjë telefonike për ALSAT thotë se Jeni Xhamia nuk është ndërtuar mbi themele të ndonjë kishe dhe këtë e dëshmon edhe gërmimi i paligjshëm i autoriteteve kompetente. Myftiu Pëllumb Veliu gjithashtu thotë se autoritetet maqedonase njëjtë sikur edhe sistemi i komunist kur edhe u nacionalizua kjo xhami, udhëhiqet nga legjendat e Marko Cepenkovit, në të cilat thuhet se të gjitha xhamitë në Maqedoni janë ndërtuar mbi themele të kishave.

"Çdo raport për Jeni Xhaminë apo çdo raport tjetër thuhet se këto burime i kemi të marra prej lexhendave të Marko Cepenkovit, një njeri ku që ka shkruar para 100 viteve përralla dhe duan të shtirin një bindje tek populli maqedonas kinse të gjitha xhamitë qenkan ndërtuar mbi themele të kishave. Është fakt se asnjë xhami në Maqedoni nuk është ndërtuar në themele të ndonjë kishe", tha Pëllumb Veliu, Myfti i Manastirit.

Myftiu i Manastirit thotë se ata janë ankuar deri në Stazburg lidhur me këtë xhami dhe janë në pritje të epilogut.

"Prej 1945 sistemi komunist duke dashur që të rrënojë këtë xhami, nuk ia arrin këtij qëllimi dhe e merr kinse në pronësi të veten pa asnjë dokument dhe në vitin 1948 Jeni Xhaminë e shpallë si Galeri të Arteve me emrin Mosha Pijade, ndërsa në vitin 1958 e shpallë për përmendore të trashëgimisë historike të Maqedonisë", deklaroi Pëllumb Veliu, Myfti i Manastirit.

Nga BFI thonë se asnjëherë nuk do të heqin dorë nga Jeni Xhamia, dhe as që do të pajtohen me fatin e saj, përkatësisht do të përdorë të gjitha mekanizmat që ka në dispozicion dhe Jeni Xhaminë të cilën sot po mundohen ta shndërrojnë në Kishë, ta kthej në pronësi të veten, dhe t'ia kthen funksionin, xhami funksionale për të cilin edhe e ka ndërtuar Kadi Mahmut ef. Çelebiu. Ndryshe Xhamia Kadi Mahmut Çelebi në Qendër të Manastirit është e ndërtuar në vitet 1552-56, dhe deri pas Luftës të Dytë Botërore ka funksionuar për atë që ishte ndërtuar, pra xhami që ka shërbyer për nevojat e besimtarëve mysliman. Valmir Kuçi