A1 Report - Sondazhi, 6 mije votues ne 3 dite "Tahiri ka punuar me mire"

2015-08-21 1

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, është vlerësuar nga më shumë së 550 lexues të Shqiptarja.com si ministri më i angazhuar në 150 ditët e para të qeverisjes së mazhorancës Rama-Meta.

Kryeministri Edi Rama është radhitur i dyti me 546 vota, në sondazhin "Si po punojnë ministrat dhe deputetët", sondazh i cili prej orës 16.00 të 11 shkurtit dhe deri në orën 20.00 të datës 14 shkurt, kur u shënua dhe mbyllja e votimit, shënoi pjesmarrjen e rreth 6 mijë votuesve.

Deputeti socialist Erjon Brace, është vlerësuar me 567 vota si deputeti më i angazhuar në sallën e Kuvendit. Vendin e dytë e zë deputeti Taulant Balla me 220 vota, i pasuar nga kryeministri Rama, i cili në kategorinë e votave për deputetët ka marrë 195 vota.

Më pas në renditje, sipas votave të dhëna nga lexuesit renditet ish-kryeministri Sali Berisha, deputet i Partisë Demokratike me 169 vota.
Në renditje vijon më tej deputeti Alfred Peza me 166 vota, ndërsa mes deputetëve të LSI më i votuari është deputeti Përparim Spahiu me 112 vota.

Sondazhi "Si po punojnë ministrat dhe deputetët" pati si qëllim testimin e opinionin publik, si dhe mendimet e njerëzve mbi politikën, dhe mbi punën e deritanishme të bërë nga ministrat, por edhe nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Ky sondazh nuk ka një bazë shkencore, pasi nuk është kryer mbi një kampion të seleksionuar votuesish dhe mbi gjykimin dhe vlerësimin personal të lexuesve të Shqiptarja.com.

Free Traffic Exchange