Kryeministri italian Enrico Letta, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij. Të premten e 14 shkurtit, rreth orës 13:00, Letta u paraqit tek presidenti i vendit Giorgio Napolitano, ku kërkoi edhe dorëheqjen e të parevokueshme. Më pas Kreu i Shtetit italian ka përhapur menjëherë një komunikatë për shtyp, në të cilën shpjegon se nuk do të ketë asnjë pasazh parlamentar për formalizimin e krizës, nuk të jetë e nevojshme, pasi Letta është deklaruar i padisponueshëm për një mandat tjetër. Napolitano ka nisur konsultat menjëherë pasditen e të premtes me Presidentin e Senatit Piero Grasso dhe Laura Boldrini dhe këto konsulta do të përfundojnë gjatë ditës së shtunë. Lajmi për dorëheqjen Lettes, ishte dhënë nga vetë ai në një status të shkruar në në rrjetin social Twitter. Kjo dorëheqje erdhi pas votimit të bërë në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike pasditen e të enjtes. Përfaqësuesit e kësaj partie, aprovuan me 136 vota pro, 16 kundër dhe 2 abstenin për të mos i dhënë votëbesimin kryeministrit aktual dhe për të aprovuar dokumentin e paraqitur nga sekretari dhe kryebashkiaku i qytetit të Firences, Matteo Renzi, në të cilin kërkohej krijimi i një qeverie të re. Ndërkohë, Renzi ka festuar këtë dorëheqje të Lettes në Firence në Palazzo Vecchio, ku ndodhet Bashkia e këtij qyteti. Ai ka festuar dasmat e arta të 600 çifteve fiorentine, me rastin e festës së Shën Valentinit. Ndërkohë pas lajmit të dorëheqjes së kryeministrit italian, kanë reaguar edhe ndërkombëtarët. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka qenë e para që ka marrë një pozicion rreth kësaj situate, e cila është shprehur se e ndjek krizën italiane me shumë interes dhe se Qeveria gjermane shpreson në një zgjidhje sa më të shpejtë. Ndërsa Presidenti i Komisionit Europian José Manuel Barroso, u shpreh se kryeministri Letta ka qenë një europeist i madh, ndërsa për Renzin, është shprehur se duket një europeist shumë i impenjuar dhe i interesuar për mbarëvajtjen e procesit të integrimit europian.