Poeti Gjok Beci, "Mjeshtër i Madh i Punës" është i njohur për krijimtarinë e tij skrupuloze në vargje. Shpesh vargjet që bënte për këngët popullore shkruheshin jo me emrin e tij, por "Populli". Vargjet e poetit Gjok Beci kanë qenë emblema e qëndresës së Kombit shqiptar ndër dekada, me një prirje të veçantë për t'u kënduar me melodi popullore dhe muzikë të lehtë. Poeti nisi vargjet me metaforën e bjeshkës që ka qenë muza e poezisë së Gjok Becit. Krijimtaria e tij poetike ka zënë fill në vitet '70, kur ai publikon vëllimin poetik "Kur zgjohen bjeshkët". Ka pasur një periudhë mbi 10-vjeçare censurimi të krijimtarisë pas viteve 70, por më tej tekste e tij nisën të marrin jetë sërish në festivalet kombëtare. Pas kapërcimit të kësaj periudhe të vështirë në jetën e tij, poeti Gjok Beci ka botuar librin e tij të dytë poetik, "Zambaku im" në vitin 1990. Pjesa më madhe e poezive të këtij libri janë bërë tekste këngësh të kënduara në festivalet kombëtare. Ai është njohur veçanërisht si poet i këngës, por gjatë regjimit të diktaturës i është ndaluar të dilte me këngët e tij në festivalet kombëtare të folkut dhe muzikës popullore të përpunuar. Prej më shumë se 20 vjetësh poezitë e tij nuk do të botoheshin as në shtypin letrar, as edhe libra. Pas 90-s botoi një seri me vëllime poetike, si: "Qiell e Dhe", "Antologjia e Shpirtit" dhe "Thuj vetes ec", etj. është autori i këngës "Rrjedh në këngë dhe ligjërime", u përzgjodh si, kënga-hit e cila e cila është kënduar nga këngëtarja e madhe Vaçe Zela me muzikë të Fehim Ibrahimit.