Opera "Cosi fan tutte", do të zbresë në skenën e Teatrit Operas dhe Baletit nga lirikët shqiptarë, si një spektakël me ngjyra romantike në një nga kryeveprat e Mozartit, më datë 19, 21 dhe 23 shkurt, në orën 19.00.
Kjo opera do të vijë në skenë me një lojë gjuhësore të rafinuar, me jehona artistike.
Dirigjenti Italian i kësaj vepre Stefano Ligorrati, u shpreh për mikrofonin e A1 Report se kjo vepër vjen për herë të parë në skenën tonë pas sukseseve në seknën italiane. "ky është debutimi im i parë në Tiranë. Kjo ka qenë opera ime e parë dhe jam shumë i lumtur për ta drejtuar në këtë teatër që po më jep kënaqësi pa masë", shprehu dirigjenti Ligorrati.
Opera lirike me dy akte vjen me regji të Nikolin Gurakuqit dhe nën interpretimin e Shpresa Beka, Vikena Kamenica, Sonila Baboçi, Emiljana Palushaj, Aurel Thellimi etj.
Vikena Kamenica u shpreh se në këtë vepër ajo interpreton për herë të parë. "Jam shumë e lumtur që po e hap sezonin me një vepër kaq të rëndësishme sepse "Cosi Fan Tutte" hyn tek veprat më të forta që Moxart ka shkruar".Çfarë e bën të vërtetë simbolikën është emri i Dorabelës, që rrjedh nga bashkimi i emrave Doralice dhe Isabella.
Dorabela me Fiordiligin janë protagonistë të operas.
Kjo vepër u dënua si imorale në shfaqjet e para të saj, sot konsiderohet si Opera e cila ndryshe është quajtur edhe shkolla e të dashuruarve.