Tetovë, vazhdon protesta e punonjësve komunal

2015-08-21 0

Kanë vazhduar sot protestat e administratës së komunës së Tetovës, kundër uljes së pagave për afro 15 %. Drejtuesi i protestave, Adnan Neziri, tha se ka njoftuar krerët e komunës me bazën ligjore e cila punëtorëve u garanton të drejtën e kompensimit, ndërsa paralajmëruar padi ndaj komunës nëse komuna nuk tërheq vendimin për uljen e pagave.

"Neni 113 pika e katërt thotë se punëdhënësi duhet që të organizojë ushqimin dhe shpenzimet e rrugës prej punë në shtëpi dhe anasjelltas. Ligji për rroga ku në inkoorporimin e bruto rrogës parashihet që edhe këto kompensime të jenë pjesë përbërëse të rrogës. Nëse edhe këto porosi nuk merren parasysh atëherë do shkojmë me procedurën ligjore që nënkupton procedurë gjyqësore për realizimin e të drejtës sonë në mënyrë legale."

Nga ana tjetër, kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, mbetet në qëndrimin se ulja e rrogës është bërë në mënyrë shumë ligjore dhe se protestuesit mundë të vazhdojnë me procedurat gjyqësore nëse mendojnë se janë të dëmtuar. Bashkim Sulejmani