TIRANË- Veshjet personale të familjes së Adem Jasharit, gjithnjë 120 tekstile, të cilat janë mbajtur deri tani në Muzeun Historik Kombëtar për tu restauruar i janë dorëzuar Muzeut Kombëtar të Kosovës.
Tashmë këto tekstile të disa llojeve do të kenë mundësi të reklamohen në Kosovë. Drejtori i Muzeut Kombëtar të Kosovës ka vlerësuar punën që ka bërë muzeu shqiptar me kurimin e veshjeve në një periudhë një vjeçare dhe tha "se këto veshje janë thuajse të gjitha të identifikuara".
Dorëzimi i veshjeve të familjes Jashari u bë në vigjilje të 16 vjetorit të masakrës së Prekazit, ku mbetën të vrarë 56 anëtarë të kësaj familjeje.
Veshjet janë simbolike për çdo kosovar, një imazh që personifikon "lirinë" e një populli, që lufton fort për të fituar pavarësinë. Kulla e Adem Jasharit u bë "burim" i nisjes së luftës për liri në vitin '99 në Kosovë.