A1 Report - Avokati grek:Ilir Kupa nuk ka vrare vajzen dhe policin ne Greqi

2015-08-21 5

TIRANË- Një polic dhe një vajzë, dy persona të cilët u vranë gjatë periudhës që Ilir Kupa ndiqej nga policia greke, nuk janë vrarë nga Kupa. Akuza ndaj Kupës dhe shumë shqiptarëve të tjerë të cilët ndodhen në burgjet greke, janë të padrejta. Në këtë mënyrë u shpreh avokati grek i Ilir Kupës, Sakis Kehaoglu pas një takimi me Kupën në ambjentet e burgut 302.

ARRESTIMI DHE HETIMET NDAJ KUPËS

Ilir Kupa u arrestua pak kohë më parë në periferi të Tiranës, ndërsa në një intervistë për "A1repost" ai vetë mohoi të gjitha akuzat dhe deklaroi se dëshiron të gjykohet në Shqipëri dhe të mos ekstradohet.

Pas arrestimit, Kupa u dyshua dhe si i përfshirë në grabitjen me babagjysh në qendrën tregtare TEG, por kjo akuzë ende nuk është vërtetuar.

Hetimet ndaj tij janë ende të hapura pasi deri në këtë momente në pranga është vetëm Kupa dhe Agron Picaku, si person i cili ka ndihmuar Ilir Kupën t'i fshihej policisë, duke qëndruar në arrati në zonën e Mirditës dhe asnjë i dyshuar apo bashkëpunëtorë i tij.