A1 Report - Reforma territoriale, Sequi: Eshte i nevojshem dialogu

2015-08-21 0

SHKODËR- Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Ettore Sekui ka kërkuar bashkëpunim mes opozitës dhe mazhorancës për reformën Administrativo-Territorial, e kundërshtuar deri tani nga Partia Demokratike.

Nga qyteti i Shkodrës, Sequi ka thënë, "kam besim te bashkëpunimi i opozitës dhe mazhorancës për reformën Administrativo-Territoriale" gjatë vizitës në ekspozitën "Marubi" në qytetin verior.

Ndërsa ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e cila ka vizituar ekspozitën, është shprehur se qeveria po bën çmos për plotësimin e 5 kushteve të vëna nga BE-ja për marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në BE.

Gjithashtu, ministrja Gjosha ka njoftuar se në qershor Ministria e Integrimit do të nis një tur në vendet e BE-së, ku do t'i paraqitet puna e kryer në kuadër të integrimit.

Free Traffic Exchange