VLORË - Sekuestrohen 2 tonë drogë në bregdetin e Vlorës që do të çohej në Itali. Policia e qytetit bregdetar, bashkë me atë të Kufirit kanë sekuestruar lëndën narkotike në vendin e quajtur Shën Vasil dhe Shën Jan.
Operacioni i parë i policisë është zhvilluar në orët e para të ditës së sotme dhe në pranga jënë vënë 6 persona, por operacioni është duke vazhduar. Të arrestuar janë, Pëllumb Çaushi, Ledian Gjika, Veli Bodoj, Dritan Bodoj dhe Bujar Bodoj, Genci Halili.
Ndërkaq në një operacion të dytë është sekuestruar edhe një tjetër sasi prej 1 ton kanabis sativa dhe në pranga janë vënë dy persona, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur. Në kërkim janë shpallur edhe disa persona të tjerë.
Lënda narkotike që ishte destinuar për në Itali është gjetur në një furgon, ndërsa të arrestuarit po bëheshin gati për transportin e saj. Policia tha se, është duke vazhduar operacionin e quajtur "Hijet e Natës" në qytetin e Vlorës.
IDENTITETET E 6 TË ARRESTUARVE PËR 2 TON DROGË
Bujar Bodoj
Veli Bodoj
Dritan Bodoj
Pëllumb Caushi
Ledian Gjika
Genci Halili