Bosnjë, protestat e zvogëluan intensitetin e tyre

2015-08-21 0

Policia boshnjake ngriti padi penale kundër disa personave, siç thuhet, për sulm ndaj rendit kushtetues të Bosnjë e Hercegovinës. Ata akuzohen se gjatë shkallëzimit të protestave javën e kaluar, shkaktuan zjarre në disa ndërtesa qeveritare dhe e penguan ndërhyrjen e ekipeve të zjarrfikësve. Me këtë rast të pandehurit lënduan edhe disa policë. Protestat e qytetarëve të pakënaqur të Sarajevës dhe të qyteteve të tjera të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës, vazhduan sot me një intensitet të zvogëluar. Protestuesit fillojnë me organizimin e plenumeve të qytetarëve, në të cilët duhet të zgjidhet grupi i njerëzve i cili udhëheqjes së shtetit do ti transmetojë kërkesat e popullit. Ndërkohë, shumë intelektualë të rajonit dhe të botës i mbështetën protestat e popullit e Bosnjës. Në mesin e nënshkruesve të letrës për mbështetje janë edhe filozofi amerikan, Naom Çomski, shkrimtari dhe aktivisti britanik-pakistanez, Tarik Ali, filozofi italian Franko Ber dhe intelektualë të tjerë nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Petar Bllazhevski

Free Traffic Exchange