A1 Report - Dorezohet Andon Mehillaj: Nuk kam te bej me vrasjet e Sinanajt

2015-08-21 4

VLORE- Vetëdorëzohet në policinë e Vlorës Andon Mëhillaj, i dyshuar si njëri prej ndërmjetësve të një sërë krimesh me pagesë të kryera nga Julian Sinanaj.

Lajmi u dha fillimisht nga gazetari i A1 Report Armand Xhelili i cili informoi se Mëhillaj ishte paraqitur në ambientet e policisë së Vlorës rreth orës 09:30 minuta pas negociatave të familjarëve.

Më pas avokati mbrojtës Edmond Dëmaj saktësoi se kishim të bënim jo me një vetëdorëzim nga frika por vullnetar me qëllim që Mëhillaj të sqarojë pozicionin e tij në lidhje me këto akuza si dhe për t'u përballur me ata që po ia përkeqësojnë pozitën e tij

"Nuk është dorëzim nga frika por i ndërgjegjshëm. U vetëdorëzua për të qenë i pranishëm për t'u mbrojtur sa më mirë dhe për t'u përballur me ata që po ia përkeqësojnë pozitën e tij. E vetmja përfshirje që pranon se ka lidhje por që nuk është ashtu siç është shkruar në shtyp është vrasja e Sokol Veizit. Në lidhje me vrasjen e Sokol Veizit, është i vetmi kontakt që ka pasur me Sinanaj. Nuk ka pranuar asnjëherë që ka qenë personi që ka urdhëruar vrasjen dhe nuk ka lidhje me asnjë ngjarje të tjera siç është thënë nga shtypi," u shpreh avokati.

Avokati mbrojtjës pranon se ka pasur njohje mes Sinanajt dhe Mëhillajt, por ka pasur edhe një periudhë kohe me sherre mes njëri tjetrit, madje ky i fundit është ndjerë edhe i kërcënuar. Ai është vetëdorëzuar pasi kishte siguruar familjen e tij, të përbërë nga gruaja e 2 fëmijët ndërsa negociatat e dorëzimit kanë zgjatur vetëm 24 orë.

Aktualisht në pranga si persona të dyshuar si anëtarë të bandës së tritolit janë Ndriçim Gjokona, Julian Sinanaj, Marjon Mitro, Andon Mëhillaj në kërkim është vetëm Genis Mëhillaj.

ORA 12: 00 ANDON MEHILLAJ TRANSFEROHET NE TIRANE
Andon Mëhillaj mbërrin në drejtorinë e policisë së Tiranës. Ishte shoqëruar nga oficerët e policisë së Vlorës. Gazetari Arsen Rusta informon se Mëhillah është transferuar në Tiranë me një makinë civile me qëllim shmangien e çdo rreziku.

VLORE- Vetëdorëzohet në policinë e Vlorës Andon Mëhillaj, i dyshuar si njëri prej ndërmjetësve të një sërë krimesh me pagesë të kryera nga Julian Sinanaj.

Lajmi u dha fillimisht nga gazetari i A1 Report Armand Xhelili i cili informoi se Mëhillaj ishte paraqitur në ambientet e policisë së Vlorës rreth orës 09:30 minuta pas negociatave të familjarëve.

Më pas avokati mbrojtës Edmond Dëmaj saktësoi se kishim të bënim jo me një vetëdorëzim nga frika por vullnetar me qëllim që Mëhillaj të sqarojë pozicionin e tij në lidhje me këto akuza si dhe për t'u përballur me ata që po ia përkeqësojnë pozitën e tij

"Nuk është dorëzim nga frika por i ndërgjegjshëm. U vetëdorëzua për të qenë i pranishëm për t'u mbrojtur sa më mirë dhe për t'u përballur me ata që po ia përkeqësojnë pozitën e tij. E vetmja përfshirje që pranon se ka lidhje por që nuk është ashtu siç është shkruar në shtyp është vrasja e Sokol Veizit. Në lidhje me vrasjen e Sokol Veizit, është i vetmi kontakt që ka pasur me Sinanaj. Nuk ka pranuar asnjëherë që ka qenë p...

Free Traffic Exchange