A1 Report - Avokati: Lidhja me Sinanaj vetëm në vrasjen e Sokol Veizit

2015-08-21 5

VLORË - Avokati mbrojtjës deklaron se Mëhillaj ka pasur lidhje me Sinanaj vetëm për vrasjen e Sokol Veizit por mohon të ketë qenë porositësi i vrasjes. Madje shton se pozicioni i tij në lidhje me këtë vrasje është rënduar nga shtypi.

"Ka pasur njohje por jo të asaj shkalle që ka pretenduar Julian Sinajaj nga ata që janë hedhur në shtyp. U vetëdorëzua për të qenë i pranishëm për t'u mbrojtur sa më mirë dhe për t'u përballur me ata që po ia përkeqësojnë pozitën e tij. Ekziston një lidhje por do t'i japim detajet gjatë hetimit. E vetmja përfshirje që pranon se ka lidhje, por që nuk është ashtu siç është shkruar në shtyp, është vrasja e Sokol Veizit. Në lidhje me vrasjen e Sokol Veizit, është i vetmi kontakt që ka pasur. Nuk ka pranuar asnjëherë që ka qenë personi që ka urdhëruar vrasjen dhe nuk ka lidhje me asnjë ngjarje të tjera siç është thënë nga shtypi," tha avokati.

AVOKATI: ANDON MËHILLAJ ISHTE FSHEHUR NË VLORË .
"Ka qenë në Vlorë sepse kisha kontaktuar me të edhe me telefon. Këmbëngulja për tu vetëzorëzuar ka qenë e tij por e ka shtyrë pasi fillimisht donte të siguronte familjen. Është një vetëdorëzim vullnetar. Bile është vonuar derisa të rregullonte familjarët e e tij. Ka lënë jashtë gruan dhe fëmijët e tij. U vetëdorëzua për të qenë i pranishëm për të mbrojtur sa më mirë dhe për tu përballur me ata që por ai po përkeqësojnë. Andoni ka qëndruar në Vlorë gjatë kësaj kohe. Nuk është dorëzim nga frika por i ndërgjegjshëm.

AVOKATI: ANDONI KA QENE I PERNDJEKUR NGA SINANAJ
"Ka pasur një periudhë kohë që janë zënë dhe Andoni ka qenë nën kërcënimin e Julianit. Bëhet fjalë për një ngjarje para dy vjetësh. Gjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur ngjarje të tilla mes tyre mes të cilat Andoni ka qenë i përndjekur nga Juliani", ka shtuar në fjalën e tij avokati Edmond Dëmaj.

AVOKATI: MEDIA RENDOI PA TE DREJTE POZICIONIN E MEHILLAJT
"Media ka pasur sulm të egër ndaj tij. Është rënduar pa të drejtë nga ana e shtypit pozicioni i Andonit. Wshtë quajtur si sekser, nuk ka qenë asnjëherë i dënuar më parë dhe nuk ka ldhje me botën e krimit. Ai është vetëm babai i dy fëmijëve. Eshtë dëmtuar reputacioni i familjes," u shpreh avokati.

Free Traffic Exchange