WASHINGTON- Presidenti i SHBA, Barack Obama mirëpriti në Shtëpinë e Bardhë presidentin francez Francois Hollande në një darkë shtetërore.
Mes 350 të ftuarve ishin dhe zyrtarë të qeverisë, Pentagonit, anëtarë të Kongresit Amerikan, si dhe këngëtarë e aktorë të njohur, presidenti francez ishte i ulur mes çiftit Obama, për të mbuluar disi faktin se ishte pa shoqëruese, pas ndarjes me Valerie Trierweiler.
Presidenti Obama vlerësoi aleancën mes dy vendeve duke thënë se, tashmë të dyja vendet kishin besim tek njëra-tjetra në një mënyrë të paprecedentë.
Ndërkohë Hollande vlerësoi sakrificën e ushtarëve amerikanë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe tha se Franca e SHBA do të mbronin principet e së drejtës universale.
Përveç festimeve, të dy liderët biseduan lidhur me programin bërthamor të Iranit, situantën në Siri, tregtinë, si dhe problemet ekonomike.