Mijatoviq: Ligjet për media të implementohen në praktikë

2015-08-21 0

Mungesa e transparencës me reklamat qeveritare dhe gjobat e larta për disa media të caktuara janë dy shqetësimet kryesore të përfaqësueses së OSBE-së për lirinë e mediave Dunja Mijatoviq. Por Mijatoviq shprehu habinë edhe për mungesën e solidarizimit mes gazetarëve për çështjet që i prekin ata. Sipas saj gazetarët mund të mos duhen me njëri tjetrin, por për çështje të caktuara duhet të demonstrojnë unitet.

'Nuk mund të ndeshem unë në betejat tuaja. Për këtë gjë do të keni përkrahjen time por unë personalisht nuk do të kyçem në këtë betejë. Unë privatisht mund të kem mendim ndryshe, por nuk mundem të kyçem në këto çështje, për fat të keq dhe ky është mandati im, por unë kam mirëkuptim të plotë për situatën dhe vërtet jam e vetëdijshme për problemet me të cilat ballafaqoheni', tha Dunja Mijatoviq, përfaqësuese e OSBE për lirinë e mediave", tha Dunja Mijatoviq, përfaqësuese e OSBE për lirinë e mediave.

Mijatoviq tha se gjendja e medias në Maqedoni nuk po lëvizë në të njëjtin ritëm sikur mediat tjera në Ballkanin Perëndimor.

'Me rëndësi është që ligjet të implementohen në mënyrë që të promovohet liria e mediave dhe të tregohet inkluzivitet dhe të dëgjohet zëri i të gjitha palëve të prekura. Bisedova për implementimin edhe me përfaqësuesit e mediave dhe pozitive këtu është se mediat u konsultuan gjatë përgatitjes së këtij ligji', u shpreh Dunja Mijatoviq, përfaqësuese e OSBE për lirinë e mediave.

Maqedonia sërish ka shënuar rënie për gjashtë vende në indeksin më të ri për liri të mediave, të përgatitur nga organizata "Reporterë pa kufi". Në indeksin e fundit vendi ka shënuar rënie për gjashtë vende dhe tani ndodhet në pozitën e 123-të. Në krahasim me vendet e rajonit, të cilët shënojnë përparim, Maqedonia është në rënie drejt pozitave të fundit. Para Maqedonisë madje ndodhen edhe Kongo, Madagaskar, Siera Leone, Nikaragva, Mozambik, Panama dhe Kenia kurse pas vendit tonë renditen Kina, Vietnami, Somalia, Kazakistani, Azerbejxhani dhe Pakistani. Valmir Kuçi