TIRANË - "Talenti është i vlefshëm vetëm nëse e kultivoni. Fati në jetë dhe karrierë do të ju ndihmojë ndoshta vetëm pak herë e për tu bërë i sukseshëm do t'ju duhet të punoni pa u lodhur për atë çka doni të arrini".
Këto mesazhe dhe shumë të tjera çfarë ka mësuar nga jeta e sportit, Pasquale Gravina disa herë kampion bote i skuadrës kombëtare dhe kampion olimpik i kombëtares italiane të volejbollit, i ka dhënë për sportistët e rinj në Universitetin e Sporteve në Tiranë.
Gravina i cili vizitoi Shqipërinë, ka zgjedhur që leksionin e tij para auditorit ta shoqërojë me video duke dhënë kështu shembujt me të mirë për studentët.
"Nuk ka rast më të mirë për mua që të ndaj me ju eksperiencën time. Nuk do t`ju flas për gjëra teknike, por sot do t`ju flas vetëm për sport. Talenti është diçka që të gjithë mendojmë se çfarë do të thotë dhe të gjithë mendojmë se talenti është diçka e lindur, por që ne e zhvillojmë gjatë jetës. Por ajo që kam kuptuar nuk është tamam kështu. Talenti që ne jemi mësuar ta shohim si një dhunti natyrore, më parë në antikitet ishte një monedhë që përdorej në Greqi dhe në Romë, që quhej Talanto. Talenti është përdorur si vlerë monetare dhe më pas është transformuar, duke u kthyer sot në atë që folëm më parë. Një zotëri që kishte tre skllevër, u nis me pushime për një rrugë të gjatë dhe u besoi tre skllevërve talentet që t'i trajtonin mirë. Dy prej këtyre skllevërve kërkuan t'i shumonin duke i investuar talentet, ndërsa njëri prej tyre i fshehu për të mos t humbur. Kur i pasuri u kthye nga pushimet, shpërbleu dy skllevërit që i kishin investuar talentet dhe ndërshkoi atë që i kishte fshehur. E pra nëse Zoti ju fal talentin dhe t'i nuk e investon atë, talenti yt nuk vlen asgjë. Ashtu si monedha nuk vlen asgjë edhe talenti juaj nuk vlen për asgjë. Një talent i patreguar, është një talent apo aftësi që nuk e keni. Kjo do të thotë se nëse mendoni se keni aftësi dhe nuk e shfaqni por që nuk e shfaqni atëhere nuk e keni edhe pse mendoni se e keni. Fati është një faktor në jetën tonë por ajo çka kam kuptuar është se nuk e stërvisim dot atë. Kur humbasim gjithmon ja vëmë fajin tëtjerëve dhe gjithçkaje përvec vetes, kjo gjë ju ndikon të mos rriteni kurrë në karrierë. Pra lëreni menjanë fatin dhe fokusohuni te ajo çka duhet të bëni", tha Gravina.
Në vizitën e tij dyditore kampioni Italian do të marrë pjesë në një sërë eventesh të organizuara nga "Tec Bosch", shkolla e formimit profesional e menaxherial e grupit Bosch në Itali dhe nga qeveria shqiptare.
Ditën e mërkurë në prezencën e Kryeministrit, Edi Rama, Ministrit të Mirëqënjes Erion Veliaj, Ambasadorit italian në Shqipëri Massimo Gaiani dhe përfaqësuesve të tjerë të qeverisë shqiptare, kampioni i Volejbollit do të trajtojë tema, që në karrierën e gjatë si profesionist dhe drejtues sporti, i ka zhvilluar për arritjen e objektivave amciozë dhe për menaxhimin e ekipeve shumëkulturore: Lidership dhe bashkëpunim i ndërsjelltë.
Në aktivitetin e organizuar në ndihmë të kompanive lok...