Stavrevski nuk shpalos nivelin e borxhit publik

2015-08-21 3

Pohimet e LSDM-së për nivelin e borxhit publik prej 44% nga PBV-ja janë të pavërteta, deklaroi ministri i financave, Zoran Stavrevski. Megjithatë, ai edhe sot nuk u përgjigj se sanë fakt arrin ky borxh, në të cilin duhet të llogaritet borxhi shtetëror, gjegjësisht i pushtetit qendror, borxhi i ndërmarrjeve publike dhe i Bankës Popullore të Maqedonisë.

"Unë edhe më tej me përgjegjësi pohoj se borxhi shtetëror i Maqedonisë është 34.3% me fundin e dhjetorit të vitit 2013 dhe është i katërti më i ulët në Evropë", tha Zoran Stavrevski, ministër i financave.

Nëse shikohen të dhënat e publikuara nga Ministria e financave, apo më saktë, planin para-aderues ekonomik për vitin 2014-2016, në të qëndron se borxhi publik i Maqedonisë, përfundimisht me 30 shtator të vitit 2013 është 40.2% nga PBV-ja.

Ministria e financave në këtë të dhënë, në kundërshtim me ligjin e borxhit publik, neni 2, me të cilin përkufizohet se çka përfshihet me borxh publik, nuk e publikoi edhe borxhin e Bankës Popullore të Maqedonisë. Me këtë nuk mundet saktë të llogaritet se sa është borxhi publik i shtetit, gjegjësisht, nuk mundet as të konfirmohet e as të përgënjeshtrohet pohimi i LSDM-së se ky borxh është 44% nga PBV-ja.

Në nenin 7, paragrafi 4, theksohet se Ministria e financave nuk menaxhon me borxhin e BPM-së. Goran Temenugov