Fazliu: 'Zgjohu' edhe kur zgjohet flet jerm

2015-08-21 4

Partia Demokratike Shqiptare ka reaguar ndaj thirrjes së Lëvizjes Qytetare Zgjohu për bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale. Lëvizjen Qytetare Zgjohu, PDSH-ja e quajti tellall të BDI-së, e cila reagon vetëm kur është e nevojshme të imponohet ndonjë qëndrim i BDI-së. Sa i përket bojkotit të zgjedhjeve presidenciale, PDSH-ja thotë se shqiptarët i bojkotojnë zgjedhjet edhe pa apelin e 'Zgjohut' dhe BDI-së.

"Ku është "Zgjohu" që nuk e ngrit zërin ti kërkoj llogari dhe përgjegjësi BDI-së, të kërkoj që BDI ta lëshoj Qeverinë. "Zgjohu" bën sikur zgjohet vetëm kur nga Reçica i japin urdhër të ftoj gazetarët kinse po flet shoqëria civile, që të mashtroj opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar", deklaroi Bekim Fazliu, PDSH. Alsat-M

Free Traffic Exchange