A1 Report - Fatos Klosi, ish-shefi i SHIK-ut drejton Agjencine Bërthamore

2015-08-21 9

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka emëruar në krye të Agjencisë Kombëtare të Energjisë Bërthamore ish-kryetarin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi. Profesori i fizikës, që s'është shkëputur për asnjë moment nga mësimdhënia në Universitet, pranon se është në këtë detyrë që nga nëntori i vitit të kaluar, por që këtu do të jetë për të reformuar këtë institucion dhe për ta kthyer atë në një institucion mirëfilli të energjisë. "Eshtë e vërtetë që jam emëruar në këtë detyrë, jo drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Energjisë Bërthamore, por kryetar i kësaj agjencie.

Ajo është krijuar disa vite më parë, ka qënë një nga çmenduritë e kryeministrit të atëhershëm Berisha, i cili pas deklaratës së Berluskonit për ndërtimin e një centrali bërthamor në Shqipëri nxitoi për krijimin e kësaj agjencie", tha për gazetën kreu i agjencisë, ish-kryetari i SHISH Fatos Klosi, teksa ka nënvizuar se janë vetëm 7 ekspertë që punojnë në këtë agjenci, ndërkohë që vetë ai vijon të japë mësim në UT, pa u shkëputur për asnjë moment nga fakulteti e puna me studentët.

Megjithatë saktësohet se kjo agjenci është në përbërje dhe sipas modelit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore me qendër në Vjenë e cila ka ndërmarrë një sërë nismash për një botë pa armë bërthmore, ku këtu kujtojmë nënshkrimin e rezolutave për Iranin, Korenë e Veriut apo Sirinë dhe asgjësimin e arsenalit bërthamor në botë.

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Energjisë Bërthamore në Shqipëri Klosi thotë se pritet reformimi i saj për nevojat e vendit. Njëherësh, pavarësisht se puna e kësaja agjencie ka kaluar në mënyrë të pazëshme, mësohet se është zhvilluar dhe një aktivitet i rëndësishëm më 28 janar të këtij viti në lidhje me energjinë bërthamore, aktivitet që ka kaluar pa u vënë re nga mediat, aq më tepër pa u vënë re se kush është në krye të Agjensisë Kombëtare Bërthamore.

Centrali bërthamor
Krahina e Puljas ishte kandidate për ndërtimin e centralit bërthamor në Itali, pasi është një krahinë jo sizmike. Ndërkohë që ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni, e tërhoqi këtë ide për shkak të presionit dhe rezistenca e ashpër e politikanëve dhe shoqërisë së krahinës jugore. Të majtët e të djathtët në Pulja ishin në një zë: jo centralit bërthamor!

Italianët kanë bërë referendum në '87 kundër ndërtimit të centraleve bërthamorë në territorin e tyre, por Berluskoni, duke patur zili francezët dhe duke u frymëzuar nga Sarkozi, e ka hedhur disa herë për debat këtë projekt. Puljezët ishin të vendosur: shtrihemi në rrugë e le të kalojnë mbi trupat tanë për të ndërtuar centralin bërthamor!

Por meqë italianët refuzuan, Berluskoni tërhiqet e gjen territor tjetër për kapriçot e tij. Për këtë e siguron ish-kryeministri Sali Berisha, duke i ofruar territorin shqiptar. Berisha asokohe e pranoi pa një pa dy, pa pyetur askënd idenë e ndërtimit të centralit bërthamor në Shqipëri. Për më tepër që qytetarët shqiptarë, shoqëria civile ishte e tronditur jo vetëm nga idetë e Berishës por dhe nga shpërthi...

Free Traffic Exchange