TIRANE- "Ndalohet transporti i qytetarëve me furgon. Kush kapet duke drejtuar mjetin i dehur apo pa patent do të dënohet me 10 ditë burg." Janë disa nga masat e rrepta që qeveria do të ndërmarrë për të rritur sigurinë rrugore si dhe për të kufizuar aksidentet rrugore, të cilat vetëm brenda një dite morën jetën e 11 personave.
Dy ministra, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto zhvilluan sot në mesditë një konference të përbashkët për shtyp për të prezantuar masat e reja të ndërmarra nga qeveria për sigurinë rrugore. Ministria Haxhinasto tha do të punohet që patentat të mos jepet me para, po ta marrë kush e meriton.
EDMOND HAXHINASTO: FUND MARRJES SE PATENTES ME PARA NEN DORE
Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto foli dhe për ndryshime në Kodin Penal dhe Rrugor si dhe hartimit të një plani masash që do t'i japin fund pagesave nën dorë për marrjen e patentës.
"Masat tona janë kryesisht të dy sektorëve, atyre që merren me transportin. Do të forcojmë gjithë procedurën e kontrollit të mjeteve, do të liberalizojmë tregun që të rrisim shërbimin e kontrollit të automjeteve. Do të heqim korrupsionin nga kontrolli i mjeteve. Do të vendosim elementë të detyrueshëm edhe për kontrollin e motorrëve të automjeteve, të ndotjes me gazra nga këto motorrë."- tha Haxhinasto.
Sipas ministrit të Transportit, "do të kemi një rikonceptim të gjithë procesit të testimit për shoferët. Do të ndryshojmë procedurat, që në vend të dikujt të mos shkojë dikush tjetër. Do të kemi një metodologji konkrete që askush të mos abuzojë dhe të marrin provimin për të tjerë persona".
HAXHINASTO: TESTIM PSIKOFIZIK PËR TË GJITHË DREJTUESIT E MJETEVE
"Do të prezantojmë edhe një testim tjetër, atë psikofizik dhe mendojmë se është shumë i rëndësishëm për të parë se sa janë të gatshëm të drejtojnë automjetet. Ndryshime do të ketë edhe në sinjalistikë në rrugë. Janë parashikuar rreth 6 milion dollarë për sinjalistikën dhe do të vendoset në zonat e rrezikshme. Ndërhyrje do të ketë edhe në ruajtjen e rrugës, si një aset i rëndësishëm kombëtar dhe i qytetarëve. Ta ruajmë rrugën nga dëmtimet, nga vjedhja e sinjalistikës, duke ashpërsuar masat", theksoi gjatë fjalës së tij, Haxhinasto.
HAXHINASTO: DO TË ELEMINOJMË KRYQËZIMET HORIZONTALE
"Do të vendosim një standard shumë të qartë për hyrjet dhe daljet në rrugë që të mos jenë më pika të zeza ku shkaktohen aksidentet. Do të eleminojmë kryeqëzimet horizontale apo që janë në të njëjtin nivel. Kemi nevojë për një reformë të thellë, që transporti mes qyteteve të jetë i sigurtë, me mjete të sigurta, me shoferëve certefikuar për këtë qëllim", përfundoi fjalën e tij ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto.
SAJMIR TAHIRI: KJO ËSHTË PAKETA MË E PLOTË PËR SIGURINË NË RRUGË
"Kjo është paketa më e plotë e ndërhyrjes në të gjitha hallkat të cilat pas kësaj ndërhyrjeje do të garantojnë siguri rrugore maksimale, për të garantuar jetën dhe shëndetin e drejtuesve të mjeteve, pasagjerëve dhe kalimtarëve. Sigur...