A1 Report - Lidhje telefonike,Marjana Kondi për ndarjen nga jeta të Skënder Sallakut

2015-08-21 8

Marjana Kondi: Skënder Sallaku, iku por pas ka lënë shumë dashuri.

Të vdesësh me buzëqeshjem, duke lënë pas shumë dashuri. Aktori i njohur i humorit Skënder Sallaku është ndarë nga jeta, por miqtë e tij aktorë por dhe spektatorët do ta kujtojnë gjithmonë për buzëqeshjen dhe humorin që e përcillte përmes batutat dhe plastikën e fytyrës.

Aktorja e njohur e humorit Marjana Kondi, duke folur për A1 Report, do ta kujtojë mikun e saj me të qeshur dhe me humor, si ditën e parë kur ajo kishte hyrë studente në Teatrin e Estradës dhe shumë vite më pas kur mes tyre ishte lidhur një miqësi e ngushtë.

"Vdekja dhe lindja është hyjnore", thotë Marjana Kondi duke kujtuar dhe moment kur Skënder Sallaku gjithmonë moment të tilla të trishta donte t'i kalonte me humor.
"Skënderi ka qenë një mik shumë i mirë i mi. Ishte një njeri që i bënte shumë për vet. Ai vërtet ikën por pas ka lënë shumë dashuri. Shpesh herë kur na ndodhte të shkonin në ndonjë ceremoni mortore bënte shumë humor, dhe e mendonte veten se do i vijë rradha e thoshte jo mo s'kam për të vdek"- kujton Marjana Kondi, gjatë intervistës telefonike për A1 Report.

Free Traffic Exchange