A1 Report - Lidhje telefonike, Mirush Kabashi për ndarjen nga jeta të Skënder Sallakut

2015-08-21 1

Mirush Kabashi: Është e trishtë, Skënder Sallaku ikona e humorit .
Mirush Kabashi thotë në një lidhje telefonike për A1 Report se, Skënder Sallaku kishte përsosur plastikën, dhe komunikimin përmes gjuhës së humorit. "Nuk krijonte vetëm humor në bazë të batutës por kishte plastikë shprehëse. Kur Skënderi vinte në qytetin e Durrësit kishim ëndërr ta preknim dhe të dëgjonim një batutë.

Është e trishtueshme që në këtë periudhë kemi ndarjen nga jeta të kollozëve të artit, perlave të artit shqiptar. Por me produktet e tyre artisitike do të jenë në mendjen dhe në zemrat tona."- tha Mirush Kabashi gjatë një lidhjeje telefonike për A1 Report.

Free Traffic Exchange