A1 Report - Durrës, miratohet buxheti i 2014-ës Dako: Më i madhi i 8 viteve të fundit

2015-08-21 1

DURRES- Këshilli Bashkiak i qytetit të Durrësit ka miratuar buxhetin për vitin 2014. Buxheti këtë vit për Durrësin me vlerë 18 milionë dollarë u miratua me 28 vota pro dhe 6 kundër, 11 anëtarë mungonin në mbledhje. Sipas korrespondentit në Durrës Artur Korriku, edhe pse përfaqësuesi i të djathtëve në Këshilli, Klodian Pajuni u shpreh se PD do të votonte kundër, pati devijime votash edhe nga opozitarët. Gjashtë anëtarë të opozitës në Këshill, votuan pro buxhetit të vitit 2014.

Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako tha se "ky është buxheti më i madh i tetë viteve të fundit".

7.5 milionë dollarë nga ky buxhet janë parashikuar të përdoren për investime në sektorë të ndryshëm, infrastrukturë publike, arsim, sporte, si dhe projekte të tjera investimi.