TIRANE- Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Nevila Xhindi, në një deklaratë për mediat iu kundërpërgjigj akuzave të ish-kryetarit të Bashkisë, kreut aktual të qeverisë Edi Rama, sa i takon arritjeve në kryeqytet.
Në fjalën e saj, ajo renditi një sërë arritjesh në disa sektorë të ndryshëm, si kanalizimi dhe ujësjellës dhe sektorë të tjerë jetik në vend.
Sipas saj, në ujësjellës janë realizuar 138 projekte, ndërsa familjet që janë lidhur me këtë rrjet janë 9 mijë. Më tej ajo shton se viti që sapo lamë pas është viti i projekteve strategjike.
Sipas Xhindit, Bashkia ka hapur edhe një portal punësimi e ndërsa ka vënë edhe një fond garancie për të nxitur biznesin për qytetarët nën moshën 30 vjeç.
Përpos tyre, Nevila Xhindi u ndal edhe në linjën Kombinat-Kinostudio, duke nënvizuar se Tirana ka një nga qëndrat më moderne në vend. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ajo u shpreh se ky bilanc në 2 vite e gjysmë, e shqetëson ish-kryebashkiakun Rama sa i takon sukseseve.