LSDM: Ligji për të falimentuarit, marketing politik

2015-08-21 0

Ligji për zhdëmtimin e personave të ndërmarrjeve falimentuese ngriti në këmbë gjithë deputetë opozitarë. Ata u shprehën se do ti mbështesin këto ndryshime, por gjatë fjalimeve të tyre theksuan se ky propozim është marketing parazgjedhor i partisë në pushtet. Me ndryshimet sipas ministrit për punë dhe politikë sociale Dime Spasov përfitojnë afro 3 mijë persona të ndërmarrjeve falimentuese dhe atë nga 7 prilli i vitit 2004 deri më 31 dhjetor të vitit 2013.

"Me ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për sigurim material të personave të papunësuar për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve në pronësi dominuese të shtetit do të përfshihen në mënyrë plotësuese rreth 3 mijë persona të cilët do të fitojnë sigurim material në vlerë prej 34 për qind të pagës minimale, apo rreth 7100 denarë, plus sigurimin shëndetësorë", deklaroi Dime Spasov, ministër i punës dhe politikës sociale.

"Në Maqedoni duhet të mbahen vetëm zgjedhje që kësaj qeverie ti kujtohet se ekzistojnë qytetarë të cilët jetojnë në prag të ekzistencës dhe gjendja materiale e të cilëve është aq e keqe saqë nuk kanë se me çka të ushqehen dhe me çka ti paguajnë faturat e tyre. Këtë zgjidhje ligjore edhe pse nuk është shumë e keqe dhe restriktive, grupi parlamentar i LSDM-së do ta mbështes", tha Marjanço Nikollov, LSDM.

Nikollov madje shtroi pyetjen se pse ndryshimet e ligjit në fjalë nuk përfshijnë edhe punëtorët e falimentuar që vijnë nga ndërmarrjet private. Përgjigjen e mori nga Ilija Kitanovski i VMRO-DPMNE-së.

"Vallë është problem që për 5 milion euro ta zgjidhni problemin e të gjithë punëtorëve të falimentuar. Të gjithëve, edhe atyre nga ndërmarrjet me kapital shtetëror por edhe atyre private. Të gjithë qytetarët japin para në buxhet. Nuk është buxheti i qeverisë dhe qeveria nga xhepi ti jep parat dhe të vendos se ligji do të vlej për njërën palë dhe jo për tjetrën", u shpreh Marjanço Nikollov, LSDM.

"Është shumë logjike që ligji të vlej për ndërmarrjet që janë me pronësi dominuese shtetërore. Nuk mundet në një sistem demokratik kapitalist që po e ndërtojmë, shteti të përgjigjet për të falimentuarit në firmat private", tha Ilija Kitanovski, VMRO-DPMNE.

Në debatin rreth kësaj çështjeje deputetët shqiptarë qoftë të pozitës apo opozitës nuk e panë të udhës të paraqiten për fjalë, sikur ky ligj fare të mos i prek shqiptarët të ndërmarrjeve falimentuar. Bedri Rexhallari

Free Traffic Exchange