A1 Report - PD, Basha: Proteste masive ne 20 shkurt,kunder qeverise e varferise

2015-08-21 1

TIRANË - Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë thirrje që në datën 20 shkurt në 23 vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, të mbahet një protestë kundër qeverisë, kundër përkeqësimit të situatës ekonomike dhe varfërisë.

Deklarata e kreut të PD-së është bërë në mbledhjen e grupit parlamentar. Sipas Bashës, 23 vjetori i rrëzimit të monumentit nuk do të jetë vetëm një ditë kujtimi, por do të jetë edhe një protestë një marshim kundër varfërisë

"23 vjetori i rrëzimit të monumentit nuk do të jetë vetëm një ditë kujtimi, por do të jetë edhe një protestë një marshim kundër varfërisë, kundër përkeqësimit të gjendjej ekonomike. PD thërret në këtë marshim, të gjithë ata që janë mashtruar nga premtimet e Ramës, ata që janë hequr nga puna. Thërrasim të gjithë ish të përndjekurit, ish-pronarët, pensionistët", theksoi Basha në fjalën e tij.

Free Traffic Exchange