A1 Report - Llalla: Prokuroret te shkojne ne vendngjarje per te bere hetimet

2015-08-21 0

DURRËS - Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka konstatuar se është e nevojshme që oficerët e Policisë Gjyqësore duhet të jenë në vendin e ngjarjes me qëllim mbledhjen e provave dhe përshpejtimin e hetimeve ndaj keqbërësve.

"Është e domosdoshme prania e prokurorëve në vengjarje të ndryshme, problematikë e kriminalitetit në vend është shqetësuese, me synim për të orientuar hetimet që në momentin e ngjarjes. Kjo është e domosdoshme për përshpejtimin e hetimeve', ka theksuar Prokurori i Përgjithshëm Llalla në Durrës në analizën e punës së prokurorisë.

Gjithashtu, Llalla ka nënvizuar edhe nevojën për bashkëpunim më të madh mes Policisë se Shtetit dhe asaj kufitare, dhe çdo institucioni ligjzbatues në vend.

"Në këtë zonë(Durrës) qarkullojnë interesa të mëdha ekonomike, në shumë raste ka dyshime të arsyeshme se shpesh herë tentojnë t'u shmangen kontrolleve të ndryshme. Kjo kërkon më tepër vëmendje sidomos të Task-Forcës së kësaj prokurorie", tha Rama.

Sipas kryeprokurorit Llalla, shkalla e kriminalitetit në vend është rritur dhe situata në vend vazhdon të mbetet problematike. Për kryeprokurorin, "problem janë vendimmarrjet e Apelit, që në shumë raste ka rrëzuar vendimet e Shkallës Parë". Sipas tij, "ka vend për dyshime të prishjes së këtyre vendimeve edhe pse prokuroria ka bërë rekurse."

Sipas kryeprokurorit, në aktivitetin e njësisë Task-Forcë ka një përmirësim të punës por duhet të "rritet vëmendja që të funksionojë më mirë kjo strukturë.

Është e nevojshme "të nxitet iniciativa e qytetarëve për të denoncuar rastet e korrupsionit", tha ai.