A1 Report - Sarande, percillen pese viktimat e aksidentit tragjik te ures se Bogazit

2015-08-21 1

SARANDË - Mes lotësh e dhimbjeje janë përcjellë për në banesën e fundit, 5 viktimat e aksidentit të ndodhur pasditen e së shtunës në Urën e Bogazit në aksin Konispol - Livadhja.

Taip Madani, vëllezërit Fejzo e Krenar Sulo si dhe babë e bir Petro e Kristaq Meçi, janë varrosur në vendlindjet e tyre, përkatësisht në fshatrat Shalës, Ninat e Dërmish në orare të ndryshme.

Qindra persona kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore të valltarit të famshëm të valles së Osman Takës, 67-vjeçarit Taip Madani. Për të nderuar Madanin kanë ardhur në Shalës edhe deputetët e PDIU, Dashamir Tahiri e Tahir Muhedini si dhe përfaqësues të tjerë të shoqatës patriotike "Çamëria".

Free Traffic Exchange